Ushqimet më lirë, karburanti më shtrenjtë

Sipas INSTAT, kategoria 'ushqime dhe pije joalkoolike' ka shënuar një ulje prej 0.4 për qind, krahasuar me muajin qershor të këtij viti. Ndërsa raportohet një ulje prej 0.2 për qind e indeksit të çmimeve të konsumit. "Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2012, arriti 112.0 për qind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Korrik është 2.7 për qind.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.6 për qind", bën të ditur INSTAT. Mallrat e shportës në tërësi kanë pasur tendencë për të ulur çmimet gjatë muajit korrik krahasuar me qershorin. Mes tyre, qiraja mujore në këtë periudhë është bërë më e lirë, me 0.1 për qind, ndërsa transporti ka shënuar rritje me 0.6 për qind. Ndryshe nga muaji i kaluar karburantet gjatë këtij muaji janë rritur përkatësisht: nafta me 2. 0 për qind dhe benzina 0.7 për qind. /Start/
2012-08-06 19:31