Masakër me thika ndaj 19-vjeçarit në Tiranë, pas sherrit për makinën

Tiranë, 20 Korrik NOA - Një gërvishtje makine është bërë shkak i plagosjes së një 19-vjeçari tre herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur i dëmtuari Eugert Sina ka qenë duke luajtur bilardo përpara banesës së tij, tek ish-ekspozita Shqipëria Sot në Tiranë.
Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë grindja e para një jave, kur dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me automjet.
Ata kanë gërvishtur makinën me mjetin që udhëtonte Sina. Sot në orët e pasmesnatës së të Hënës, janë përballur në bilardon e lagjes më të dëmtuarin.
Agresorët, pasi e kanë pritur që të dilte jashtë e kanë sulmuar tre herë me thikë, në pjesën e barkut.
Policia tha për agjencinë e lajmeve NOA, se 19-vjeçari është dërguar në spital ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë që dy autorët, bashkëshkomoshatarë të Sinës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë shpallur në kërkim nga policia. Ata akuzohen për veprën penale të Plagosjes me dashje.
/e.k/b.a/NOA/