E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i shpalluri në kërkim për trafikim lëndësh narkotike, vihet në pranga

Shkodër, 21 korrik, NOA Nga Komisariati i Malësisë së Madhe është bërë i mundur ndalimi i 26-vjeçarit Prek Dragaj, pasi ndaj tij ekziston një urdhër i gjykatës së Krimeve të Rënda të Tiranës për ndalimin e tij.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tij rëndon akuza e  trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Bëhet e ditur se Dragaj është lindur dhe banues në Rrapsh të Malësisë së Madhe, me arsim 8 klasë dhe i pamartuar.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›