E Diel, 1 Nëntor 2026

Masaker ne Brazil nje i armatosur ka vrare 10 nxenes dhe plagosur 18

Një person i armatosur ka vrarë 10 nxënës në një shkollë në Rio de Janeiro, në Brazil.

Personi është identifikuar si Oliveira de Menezes.

23-vjeçari, ish-nxënës i shkollës ku ndodhi masakra ka hyrë në ambientet e shkollës në mëngjesin e së enjtes, i armatosur me 2 pistoleta.

Ai ka hapur zjarr në drejtim të nxënësve dhe personelit të shkollës duke lënë të vdekur 10 nxënës dhe ka plagosur 18 të tjerë.

23-vjeçari pas sulmit, në tentative për t’u larguar nga vendi i ngjarjes është gjuajtur me armë zjarri nga policia.

Sipas CNN, ai ka vdekur si pasoje e plagëve të rënda, gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë, 18 nxënësit e plagosur janë dërguar menjëherë në spital dhe po kurohen nga mjekët.

Në një deklaratë, presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha se ishte e shokuar nga ky sulm.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›