E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet nje gazetar polak ne Bjellorusi

Nje gazete e njohur ne Poloni thote se autoritetet ne Bjellorusi kane arrestuar korrespondentin e saj per mosbindje te urdherit ne vendlindjen e tij prane kufirit polak.

Gazeta Wyborcza njoftoi sot se  gazetari Andrzej Poczobut u arrestua ne qytetin perendimor te Grodnos. Ai kishte planifikuar te udhetonte per ne kryeqytetin Minsk per nje video-konference me ligjvenes evropiane ne lidhje me ceshtjen penale kunder tij.

Poczobut u akuzua muajin e kaluar per shpifje ndaj presidentit Alexander Lukashenko ne nje seri artikujsh te botuar nga gazeta Wyborcza dhe nga grupi bjellorus i te drejtave Karta 97. Nese gjendet fajtor ai mund te denohet me deri ne dy vjet burgim.

Gazetari me shtetesi bjelloruse eshte anetar i pakices polake ne Bjellorusi. Polonia ka qene nje kritike e ashper e qeverisjes autoritare te zotit Lukashenko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›