E Enjte, 5 Nëntor 2026

Masakër në Mal të Zi/ Një 34-vjeçar vret 10 persona dhe plagos katër të tjerë. Eleminohet nga policia

Masakër në Mal të Zi.

Një i ri 34-vjeç, Vuk Borilović ka vrarë 11 persona ndërsa ka lënë të plagosur disa të tjerë në Cetinjë.

Mediat malazeze raportojnë se fillimisht ka nisur një konflikt në familjen e autorit 34 vjeçar ku ai ka marrë armën e ka qëlluar, më pas ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar edhe kalimtarët.

Bëhet me dije se autori ka qëlluar edhe ndaj policisë të cilët e kanë eleminuar.

Sipas informacioneve të Radio Televizionit të Malit të Zi, thuhet se nga sulmi janë qëlluar edhe fëmijë.

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Mes të plagosurve është edhe një polic.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›