Masaker ne Meksike gjenden te vdekur 35 persona
Autoritetet meksikane kanë zbuluar trupat e pajetë të 35 personave në dy furgona të parkuar nën një urë në qytetin e Veracruz.
Kjo përbën masakrën e radhës të narko-trafikantëve në vend.
Disa nga kufomat i kishin duart e lidhura dhe kishin shenja të torturave.
Mendohet se personat e gjetur ishin pjesëtarë të bandës kriminale Zetas.
Prokurori i Përgjithshëm i Veracruzit, Reynaldo Escobar tha se kufomat u gjetën në dy automjete.
Nga shtatë viktimat e identifikuara deri më tani, të gjithë kane të dhëna penale.
"Ne kemi filluar hetimet përkatëse dhe kemi identifikuar disa prej viktimave.
Te dhënat paraprake konfirmojnë se ishin të përfshirë me krimin e organizuar, si rrëmbime grabitje apo vrasje”.
Verakruzi është shpesh pre e bandave kriminale. Që kur presidenti meksikan, Felipe Calderon, ka nisur një fushatë ndaj karteleve të narko-trafikantëve në vitin 2006 kanë humbur jetën më shumë se 40.000 persona.