E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Durrësit, Muça: E vërteta e operacionit kundër Dajtit

Për herë të parë, del në dritë e vërteta e operacionit policor për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti në 2009-ën, që përfundoi me bilancin tragjik të vrasjes së katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale.

“GSH” ka mundur të sigurojë dëshminë e zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Arjan Muça, i cili drejtoi dhe operacionin “anti-Dajti” dhe po e publikon për herë të parë. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, në një seancë me dyer të mbyllura, Muça ka rrëfyer se si ra në gjurmët e Dritan Dajtit, njeriut që prej 7 vitesh ishte renditur në listën e të shumëkërkuarve, dyshimet e policisë se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës dhe si u përgjua telefoni i tij. Për arsye që nuk arrin t’i shpjegojë, Arjan Muça u tha gjykatësve, se asnjëherë nuk iu vunë në dispozicion rezultatet e përgjimit të numrit të Dritan Dajtit, por përpos kësaj u vijua me punën për kapjen e tij. Muçaj ka shpjeguar me detaje, të gjithë përgatitjen e strukturave të posaçme dhe instruktazhet që janë bërë për kapjen e Dajtit….

Dëshmia
U thirr dhe u paraqit dëshmitari Arjan Muça. Paralajmërohet për detyrimin për të dëshmuar dhe përgjegjësinë ligjore në rast të dëshmisë së rreme. I lexohet formula e betimit. Dëshmitari tha “Betohem”! /GSH/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›