E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masakra e Shkodrës, PD: Pushteti i inkriminuar i Ramës, shkaku real. Duhet qeveri teknike

Partia Demokratike ka reaguar mbi atentatin e Shkodrës ku mbetën të vrarë 4 persona së bashku me Bashkim Bashën, bashkëshorti i Fluturës, e cila po ashtu mbeti e vrarë më 30 tetor.

Sipas Partisë Demokratike, gjaku i katër të vrarëve në lagjen Dobraç duhet të rëndojë mbi shkaktarët e vërtetë, “pushtetin e inkriminuar të Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga bashkëpunimi me bandat”.

Partia Demokratike shkruan më tej se masakra e Shkodrës  “i ka rrënjët pikërisht te leja që pushteti u jep bandave për të vepruar të lira, pasi narko-kriminelët e kanë ndihmuar të rrëmbejë zgjedhjet”

“Pas vjedhjes të zgjedhjeve bandat kërkojnë edhe sigurinë, jetën, qetësinë dhe rendin e Shkodrës dhe të Shqipërisë e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike qëndron fort pas propozimit për Komisionin Parlamentar të së Vërtetës. Vetëm duke zbuluar dhe dënuar lidhjet qeveri-polici-drejtësi-krim rrethi i vdekjes dhe terrorit do të ndalet.

Të pafajshmit e Shkodrës, dhe viktima të tjera atentatesh në të gjithë vendin, duhen rehabilituar, më së pari duke zbuluar dhe dënuar fajtorët.

Së dyti, duke siguruar se nuk ka amnisti për ata që kanë ua kanë shitur partnerëve në krim rendin dhe sigurinë publike, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin”, theksohet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, PD shton se pa një qeveri teknike asnjanëse do të vazhdojë përdorimi i bandave në zgjedhje dhe më pas dëmshpërblimi i tyre me territore dhe liri lëvizje e veprimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›