E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Vlorës, Babai i Sokol Isufajt: Vrasja e djalit s’ka lidhje me Fatmir Xhindin

FIER- Babai i Sokol Isufajt, pushuesit fatkeq që humbi jetën nga një plumb rioshet në masakrën që ndodhi të dielën e 28 korrikut në plazhin Kalaja në Vlorë, flet për herë të parë për ngjarjen.

34-vjecari Isufaj ishte një nga tre viktimat e asaj ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik dhe që sipas, por sipas të atit publiku duhet të informohet drejt për historinë e tij.

Në një rrëfim për News 24, Asqeri Isufaj sqaron se djali i tij nuk kishte lidhje me sherrin e ndodhur ditën e krimit dhe as me vrasjen e të deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi, sic u përfol në disa media.

“Unë dua që publiku të informohet saktë se si ka qënë e vërteta. Nuk ka qënë djali im ai që ka debatuar, nuk ka lidhje fare ai me debatin. Djali rreth orës 2 e 30 vajti në Vlorë. Emri i tij është lidhur edhe me vrasjen e të ndjerit Xhindi. Absolutisht jo, jo vetëm që djali im nuk është thirrur asnjëherë për këtë ngjarje. Unë nuk di të kem qoftë edhe ndonjë konflikt të vogël me asnjë person në lagje”, tha Isufaj.

Ai kërkon më tej që shteti të arrestojë sa më parë vrasësin e djalit të tij.
“Jam i lënduar, me vrasësin ka punë shteti sot për sot. Ai është fshehur puna e tij, shteti ta gjejë ta vëjë para drejtësisë”, tha Isufaj.

Sokol Isufaj kishte lindur në Kurjan të Roskovecit, banues në Fier dhe para 7 vitesh ishte nga Italia, ndërsa punonte bashkë me të atin elektricist. 34-vjeçari ishte baba i 2 vajzave të mitura. Sipas policisë asnjë prej viktimave të masakrës së Vlorës, nuk ishte objekt i sulmit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›