Obama kritikon vendet që miratojnë ligje kundër homoseksualëve
UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi sot shtetet që miratojnë ligje diskriminuese kundër homoseksualëve, pas miratimit nga ana e Rusisë të masave kundër "propagandës" gay.
"Unë nuk do të toleroj asnjë nga vendet që përpiqet t'i trajtojë homoseksualët, lezbiket dhe personat transgjinorë në mënyrë të frikshme ose duke i lënduar ata", deklaroi Obama duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi miratimin e ligjit rus për homoseksualët.
"Nëse ju jeni diskriminues për arsye të racës, fesë, gjinisë apo orientimit seksual, ju shkelni bazën morale që duhet të kapërcejë çdo shtet", pohoi Obama.
"Rusia nuk është i vetmi shtet që miraton ligje të tilla" theksoi ai, pa iu referuar emrave të shteteve afrikane që "në një formë apo në një tjetër diskriminojnë homoseksualët".
(m.a/ata/BalkanWeb)