E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Australi, Begaj dënon sulmin: Shqipëria, në solidaritet të plotë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Presidenti Bajram Begaj, dënoi sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe urimin për shërim të shpejtë të të plagosurve.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Presidenti Begaj.

I strongly condemn the terrorist attack in Bondi Beach, Australia.

My condolences to the families of the innocent victims, and a swift recovery to the injured.

Albania stands in full solidarity with Australia against terrorism and hatred.@AlboMP

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 14, 2025

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›