Masakra në Memaliaj, gjendet i djegur automjeti i autorëve

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e trefishtë në Memaliaj mbrëmjen e sotme, ku Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar deri tani katër persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Nga informacionet më të fundit raportohet se një automjet tip BMW është gjetur duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët. Sakaq, viktimat janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Cela dhe Bledar Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.