E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Njutaun, nxënësit e shkollave shqiptare solidarizohen me të prekurit e tragjedisë

19-12-2012 / Gazeta 55

Shkollat shqiptare solidarizohen me nxënesit e “Sandy Hook” në Njutaun të Konektikatit u një 20-vjeçar i armatosur vrau 20 fëmijë dhe 6 mësues. Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” kanë mbajtur një minutë heshte për nder të viktimave ndërsa drejtoresha e shkollës lexoi fjalimin e presidentit Barack Obama para nxënësve. Ndërkohë në qytetin e vogël të Njutaun po vijon varrimi i viktimave ndërsa ende nuk dihet nëse 600 nxënësit e “Sandy Hook” do të kthehen më në ndërtesën ku u krye masakra. Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur edhe ato pak mistere që kanë mbuluar ngjarjen e rëndë. Masakra e Adam Lanzas, nisi në shtëpinë e tij me vrasjen e së ëmës vijoi me ekzekutimin nga një distancë e afërt të 20 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve në shkollën fillore të Sandy Hook dhe përfundoi me vetëvrasjen e autorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›