E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Masakra në paradën e 4 korrikut në SHBA, ngrihen 7 akuza për vrasje ndaj agresorit

Robert Crimo, i akuzuar për sulmin me armë ndaj praadës së katër korrikut në Highland Park të Illinioist, do të gjykohet për vrasjen e shtatë personave, pasi prokuroria locale ngriti akzuat përkatëse ndaj tij. 

Sipas prokurorit Eric Rinehart, këto akuza janë vetëm fillmi, pasi dhjetra të tjera pritet të ngrihen ndaj Crimos para se të përfundojë hetimi për ngjarjen, ku shtatë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën.

I dyshuari akuzohet se nga catia e një biznesi ka qëlluar 70 plumba ndaj turmës dhe më pas është veshur si grua në mënyrë që të arrinte të largohej nga vendngjarja . Armën e krimit, policia e gjeti të hedhur në vendin e krimit pas një oerpacioni kërkimi që vijoi për tetë orë, policia arrestoi 21-vjecarin, të cilit iu gjet një armë e dytë e ngjashme me atë që kishte përdorur gjatë sulmit.  Në shtëpinë e tij u gjetën edhe tre arëm të tjera zjarri.

Polica bëri të ditur se i dyshuari nuk ishte i panjohur për forcat e ligjit, por sërish kishte arritur të blente armë gjatë vitit të fundit. Në prill të 2019-ës, policia ishte thirru në shtëpinë e tij një javë pasi ai ishte përpjekur të vetëvritej. Ndërsa në shtator të 2019-ës, forcat e sundimit të ligjit u njoftuan nga një anëtar I familjes së tij, pasi Crimo kishte kërcënuar se do t’I vriste të gjithë.  Gjatë atij incidenti, në shtëpinë e tij policët sekuestruan 16 thika dhe një shpatë. Ai nuk u arrestua dhe ndaj tij nuk u ndërmorr ndonjë veprim tjetër.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›