E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 48-vjeçarin Genci Çarçani, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Valbona Çarçani, 3 ditë më parë në kryeqytet.

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, i pandehuri nuk ka pranuar të flasë përpara gjykatësit, por i ka qëndruar thënieve që ka bërë në polici, ku është shprehur se kishte pasur mjaft konflikte me ish-bashkëshorten dhe pretendonte se ajo nuk e linte të takonte dy vajzat e tij.

Për shkak të ndryshimeve të bëra në Kodin Penal që kanë hyrë në fuqi, të dyshuarit për krime brenda familjes do të hetohen e gjykohen nga Krimet e Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj Çarçanit akuzën sipas nenit 79/c ku parashikohet vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare. Sipas këtij neni i dyshuari rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se 20 vite, ose me burgim të përjetshëm.

48-vjeçari Çarçani i mori jetën ish-gruas së tij me të cilën kishte lidhur kurorë që prej vitit 1998 dhe mandej ishte divorcuar dy vite më parë.

Tre ditë më parë ai e qëlloi ish-bashkeshorten disa herë me thikë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën "Tefta Tashko Koço", teksa viktima Valbona Çarçani po kthehej në shtëpinë që kishte me qira, pas një shëtitje me qenin. Genci Çarçani u tha hetuesve se "gruaja ma ka nxirë jetën ndaj e vrava". Mosmarrëveshjet mes çiftit që një periudhë të gjatë kohe kishin jetuar në Itali ishin shfaqur prej shumë vitesh, kur u kishte vdekur djali i vetëm 4 vjeç, por vitet e fundit ishin bërë dhe më të forta, derisa Valbona Çarçani kërkoi divorcin, që u firmos nga gjykata në vitin 2011. Policia tha zyrtarisht se krimi ndodhi për motive xhelozie.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja me silenciator, i ati: Mondi i ndershëm, punoi 14 vjet shofer në kryeministri Topalli: 3 gra u vranë barbarisht, çmenduri, t’i themi mjaft! Krimet në vend, Tahiri: Policia të ngrihet në këmbë, po numëron vetëm viktimat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›