E Enjte, 5 Nëntor 2026

Masakroi vjehrrin dhe kunatin me thikë në Vlorë/ Arrestohet dhëndrri 27-vjeçar

Babë e bir u plagosën me thikë mbrëmjen e të dielës në Vlorë nga dhëndri i tyre, i cili u arrestua nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “1 Maji”, ku 27-vjeçari Rildi Koçja nga Tirana goditi vjehrrin e tij, 61-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe më pas kunatin, Albi Braushi.

Si pasojë e goditjeve të shumta në trup, babë e bir mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan në spital nga banorë të zonës, të cilët i gjetën të shtrirë në trotuar. Për shkak të gjendjes së rënduar, 30-vjeçari Albion Braushi u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Kjo pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Drejt kryeqytetit u nis dhe babai i tij, ndonëse jashtë rrezikut.

Ndërkohë autori u prangos nga uniformat blu disa orë më vonë në lagjen “8 nëntori” ku ishte fshehur ndërsa iu gjetën me vete 2 thika.

Sipas burimeve, 27-vjeçari sulmoi fillimisht kunatin e tij duke e goditur 10 herë me thikë. 61-vjeçari Xhevdet Braushi u përpoq të mbronte djalin e tij, por dhe ky u sulmua nga dhëndri duke marrë plagë në pjesën e gjoksit dhe këmbëve.

Shkak dyshohet se u bënë konfliktet që i riu kishte me vajzën e familjes Braushi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›