E Enjte, 5 Nëntor 2026

U plagos nga kunati/ 30 vjeçari nga Vlora niset drejt Traumës, ndodhet në rrezik për jetën

30 vjeçari Albion Braushi i cili u plagos nga kunati mbrëmjen e djeshme në Vlorë është nisur drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se ai ka marrë 8 goditje me thikë, dhe pas ndihmës së parë në Vlorë, ai është nisur drejt kryeqytetit.

I riu është në gjendje kritike për jetën. Kanë qenë kalimtarët ata që i kanë gjetur të plagosur në trotuar dhe i kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›