Masakron me thike ish-gruan në sy të fëmijëve
SHKODER -Një sulm grushtesh dhe shkelmash. Të shara me zë të lartë dhe ulërima. Të goditura me thikë dhe nëna e tyre që përpëlitej mes dhimbjes. Kjo skenë tmerri nuk do t'u hiqet për një kohë të gjatë nga kujtesa dy fëmijëve të mitur nga Shkodra. Ndonëse kishte katër vjet që ishte divorcuar, Shemsi Kalaja nga fshati Grudë, nuk ka hezituar të masakrojë ish-bashkëshorten në sy të fëmijëve dhe gjyshes së tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës pohojnë se ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në fshatin Golem të këtij rrethi. Mësohet se 50-vjeçari Kalaja ka goditur katër herë me thikë 38-vjeçaren Lirie Buhaj dhe pas ngjarjes është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. E plagosura është dërguar urgjentisht në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pas disa orësh operacion mjekët kanë deklaruar se është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e bëra nga policia dhe nga deklarimet e dhëna nga të afërm dhe të njohur të çiftit, mësohet se Shemsi Kalaja dhe Lirie Buhaj ishin martuar rreth 12 vite më parë. Nga martesa e tyre kishin lindur dy fëmijë; një djalë 10 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçe. Mosmarrëveshjet e shumta që kishte pasur çifti që kur ishin martuar, kanë çuar në ndarjen e tyre. Që prej 4 vitesh ndarja e tyre ishte zyrtarizuar. Liria ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj në Golem bashkë me vajzën, të cilën Gjykata e Shkodrës ia kishte lënë në kujdestari. Ndërsa djali rritej nga babai po sipas vendimit të gjykatës.
Paraditen e së premtes ishte data kur fëmijët takoheshin me prindërit e tyre. Shemsi Kalaja së bashku me të birin ka shkuar me makinë në afërsi të shtëpisë së prindërve të ish-gruas, në fshatin Golem. Liria bashkë me vajzën është afruar tek makina për të takuar të birin, por është përballur në dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj. Ky i fundit ka tentuar ta fusë me forcë në makinë, por gruaja ka bërë rezistencë të fortë. Ndërkaq, ai ka nxjerrë një thikë nga mënga e xhakoventos dhe e ka qëlluar 4 herë me thikë 38-vjeçaren. Pasi e ka lënë gruan e shtrirë në tokë mes një pellgu të madh gjaku, babai i dy fëmijëve është larguar me të shpejtë. Gjithçka ka ndodhur në sy dhe të nënës së Lirisë, Haxhire Buhaj. "Unë isha tek dera e shtëpisë duke parë vajzën time që shkonte drejt makinës. Sikur po ma ndiente zemra se diçka do të ndodhte. Sapo ime bijë u afrua, Shemsiu e kapi për krahu dhe e mori ta fuste me forcë në makinë. Vajza nisi të bërtasë dhe përpiqej të mos futej në makinë, e cila ndodhej rreth 100 metra larg shtëpisë", - tregon nëna e viktimës. Ndërsa vazhdon rrëfimin: "Kur pashë vajzën ta tërhiqte zvarrë, mora disa gurë në dorë dhe nisa ta qëlloja makinën me to. Nuk kisha rrugë tjetër. Menjëherë ish-dhëndëri nxori nga mënga e xhakoventos një thikë dhe e qëlloi vajzën në gjoks. Nuk e di se si i kam bërë me vrap 100 metra. Mendova se po më vdiste vajza". E moshuara Haxhire Buhaj sqaron se që kur çifti ishte ndarë, gjithnjë kanë pasur shqetësime dhe kërcënime nga Shemsi Kalaja. "Nëse do të kisha armë, unë do të kisha qëlluar mbi të. Është e tmerrshme për një prind që të shohë me sy duke i vrarë vajzën. I bëjmë thirrje shtetit që të marrë masa, pasi këto janë sherre të vjetra, për të cilat strukturat e tij janë në dijeni", - ka deklaruar Haxhire Buhaj. Nëna e viktimës ka kërkuar që të arrestohet dhe të dënohet agresori për krimin që ka bërë, sipas ligjit. Vetëm pas 7 orë kërkimesh efektivat e policisë së Shkodrës arrestuan autorin e krimit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)