Tiger Woods tërhiqet nga golfi: Dua të jem familjar
FLORIDA-Tiger Woods pohoi dje se ka patur mardhënie të shumta jashtëmartesore dhe se do të ndërpresë karrierën e tij të suksesshme si golfit, për tiu përkushtuar familjes së tij, që ai e adhuron.
"Pas një kohe të gjatë reflektimi, vendosa të tërhiqem nga golfi në një periudhë të pacaktuar. Them se tani duhet te përkushtohem për të treguar se jamë një bashkëshort më i mirë, një baba shumë i mirë dhe një person edhe më i mirë”, deklaroi numri një i sportti të golfit në Botë në një komunikatë për shtyp në faqen e tij zyrtare në internet.
Ndërkohë Woods kërkoi nga mediat që privatësia e tij të respektohet në këtë periudhë kaq të vështirë për të.
"Jam thellësisht i ndërgjegjshëm se cfarë zhgënjimi shkaktoi tradhtia ime tek gruaja dhe fëmijët e mi. Dua tu përsëris atyre se jam shumë i prekur dhe fajtor dhe kërkoj faljen e tyre. Ndoshta nuk është e mundur të dreq dëmet që u kam shkaktuar atyre, por them se duhet ta provoj që tu tregoj se di të bëj shumë të mira”, thotë sportisti.
Aksidenti "fatal"
Fillesat për numrin 1 te golfit nisën pas një aksidenti të vogël që sportisti pati në Orlando të Floridas kur makina e tij doli nga rruga duke u përplasur me një pemë të fqinjit pranë shtëpisë së tij 35 milionë dollarësh.
Sipas policisë Wood ka qëndruar 6 minuta pa marrë frymë para se të ndërgjegjësohej. Faqja online britanike Daily Mail shrkuan se bashkëshortja e tij modelja suedeze ka thyer me një shkop golfi xhamin e makinës për të ndihmuar bashkëshortin të dilte.
Në fillim u raportuar se Wood ishte plagosur rëndë por më pas u konfirmua se plagët ishin të lehtë. Wood kishte pësuar dëmtime në fytyrë dhe se kishte dalë nga spital gjatë ditës
Ylli i golfit i cili mund të përballet me akuzën e shkeljes së qarkullimit rrugor, besohet se ka goditur kokën e tij në timon.
Misteri mbuloi aksidenin pasi policia zbuloi se shkak nuk kishte qenë pija alkoolike. Faqja online TMZ dy ditë më pas thotë se mes Wood dhe bashkëshortes së tij 39 vejcare kishte pasur një grindje para se ai të hipte në makinë. Gjithë gjasat ishin që sportisti ishte grindur me gruan për shkak të tradhtive të tij të shumta. Dhe nga kjo u mor spunto dhe në mediat botërore dolën deklarata e dhjetra vajzave që shpreheshin se e kishin njohur në kushte intime sportistin.
(d.b/BalkanWeb)