E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakruan 25-vjecaren disa muaj me pare arrestohen dy te dyshuar

Sokol Backa dhe Genci Bicmeti u arrestuan ne nje operacion policor si te dyshuarit kryesore per vrasjen e Anisa Opingarit 25-vjecarja qe u zhduk ne korrik te ketij viti

Tre muaj pas masakres ne plazhin e Shengjinit policia e Lezhes ka arrestuar dy persona si te dyshuarit kryesore per vrasjen e Anisa Opingarit. Trupi i 25-vjecares u gjet i masakruar ne plazhin e Shengjinit me 15 korrik 2011. Sipas policise diten e djeshme u jane vene prangat Sokol Backes 26 vjec dhe Genci Bicmetit 43 vjec. Dy personat e dyshuar per vrasjen u arrestuan gjate nje operacioni te kryer 48 ore me pare ne qytetin e Fierit. Blute e Fierit deklarojne se te arrestuarit jane autoret e vrasjes. Sipas policise dy te arrestuarit nuk kane pasur lidhje intime me viktimen nje nga pistat ku fillimisht ishte perqendruar policia pas vrasjes se nenes se dy femijeve. Ata bejne te ditur se terreni ku kane kryer krimin ishte teper i njohur per dy te arrestuarit.


Ngjarja
Tre muaj me pare ne 15 korrik Anisa Opingari u gjet e vrare ne zonen e Shengjinit. Trupi pa jete i Anisa Opingarit eshte gjetur 20 metra larg rruges kryesore dhe ne mesin e tri hoteleve ne Shengjin. Mesohet se 25-vjecarja Anisa Opingari eshte gjetur e pajete ne mesin e disa pishave ndersa ajo ka qene me rroba banje dhe prane saj eshte gjetur edhe canta ku ndodhej edhe karta e identitetit. Trupi i pajete qe kishte filluar te dekompozohej u gjet nga nje bari i cili njoftoi policine. Mbi trupin e viktimes u gjeten shenja dhune. Familjaret e Opingarit kishin humbur kontaktet me 11 korrik 4 dite para se gruaja nga Berati por e martuar ne Fier te gjendej e masakruar. Fillimisht policia hodhi dyshime se 25-vjecarja mund te ishte vetevrare por pas ekspertizes mjekoligjore u arrit ne konkluzionin qe per vdekjen e saj kishte persona te tjere te perfshire. Nga deklaratat e familjareve u mesua se pak kohe para vdekjes 25-vjecarja nene e dy femijeve kishte pasur mosmarreveshje me bashkeshortin e saj. Nje jave para se te gjendej trupi i pajete Anisa Opingari kishte kryer nje telefonate anonime ku kishte folur me prinderit e saj. Telefonata ishte kryer rreth ores 2300 te mbremjes. Ajo u kishte thene prinderve qe do te largohej dhe qe femijet i kishte lene ne familjen e bashkeshortit. Sipas deklarates se prinderve ne telefonate 25-vjecarja u kishte kerkuar edhe qe te mos e kerkonin. Por duke humbur cdo kontakt me vajzen prej 5 ditesh familjaret e kishin denoncuar zhdukjen e saj ne polici.

Rezultatet e hetimeve

Ne hetimet per vrasjen e 25-vjecares u perfshine forca te policise se Beratit Lezhes dhe Fierit. Si piste kryesore te hetimeve policia nxori pisten e nje lidhjeje jashtemartesore te Anisa Opingarit. Policia ka marre ne pyetje te afermit e 25-vjecares. Sipas burimeve policore Opingari nuk ka qene e martuar ligjerisht ndersa kishte nisur te bashkejetonte qe ne moshen 15-vjecare me ate qe tashme nga te afermit quhej bashkeshorti i saj. Fillimisht lidhja e ciftit nuk ka pasur miratimin e prinderve te Opingarit. Per 4 vite me radhe ata kishin jetuar ne Greqi se bashku me dy femijet ndersa para pak vitesh Anisa Opingari se bashku me femijet do te kthehej ne Shqiperi ku do te jetonte se bashku me prinderit e bashkeshortit ne qytetin e Fierit ndersa ky i fundit do te vijonte jetesen ne emigrim. Sherret ne familje nisen 4 muaj me pare pasi Opingari ishte bere pjese e deshmitareve te Jehovait nje zgjedhje qe nuk kishte miratimin e vjehrrit dhe te vjehrres se saj. Kjo coi ne ndarjen e saj te perkohshme nga bashkeshorti i cili me pas do ta bindte te rikthehej. Sipas policise nje jave para vrasjes se saj Anisa Opingari kishte kryer nje telefonate anonime ku kishte biseduar me prinderit e saj. Bazuar ne te dhenat e policise 25-vjecarja u kishte deklaruar atyre se ishte larguar nga shtepia dhe u kishte thene qe te mos e kerkonin. Telefonata ishte kryer rreth ores 2300 te asaj mbremjeje pasi Opingari i kishte lene femijet ne banesen e bashkeshortit. Policia ka deklaruar se po heton per zbardhjen e numrit nga i cili ka ardhur telefonata e fundit e 25-vjecares qe mund te conte dhe ne zbardhjen e autorit te vrasjes i cili dyshohet te kete pasur lidhje intime me Opingarin. Bashkeshorti i 25-vjecares eshte kthyer ne Greqi menjehere pasi mori pjese ne ceremonine e varrimit te Anisa Opingarit. Nderkohe qe autoret e dyshuar te ketij krimi vetem pas kater muajsh kane mundur te arrestohen dhe te vihen pas hekurave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›