E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e emergjences Nishani viziton Puken

Te tjera rreth shkrimit Kalis -20 grade dhe 5 dite pa drita Stuhia pengon helikopteret Vlore gjendet i asfiksuar po ngrohej me qymyr Policia e Shtetit 13 akse te pakalueshme Ministri i Brendshem Z. Bujar Nishani udhetoi sot drejt Pukes ku zhvilloi nje takim me autoritetet vendore dhe ato te qarkut Shkoder si dhe verifikoi masat qe po zbatohen per perballimin e situates se krijuar nga reshjet e debores.

Ministri Nishani nenvizoi rolin drejtues per perballimin e situates te Komitetit Nderministror te Emergjences Civile dhe te shtabeve rajonale te emergjences por ne te njejten kohe u shpreh se kjo eshte nje sfide qe mund te perballohet duke punuar te gjithe se bashku dhe se eshte shume i rendesishem dhe esencial bashkepunimi i te gjithe institucioneve te qeverise qendrore me drejtuesit dhe administraten e pushtetit lokal komunat bashkite keshillat e komunave qarqet keshillat e qarqeve ne menyre te tille qe e gjithe infrastruktura shteterore qe perfshihet ne keto institucione te vihet e tera ne sherbim te qytetarit.

-Ne kete situate te renduar nga reshjet e medha te debores dhe ulja e ndjeshme e temperaturave shteti eshte ne kembe qeveria dhe institucionet e saj jane te orientuara ne sherbim te qytetareve ne sherbim te komunitetit ne menyre te tille qe pavaresisht situatave kaq te veshtira qe mund te na sjelle moti infrastruktura logjistika e shtetit eshte dhe duhet te vihet ne sherbim te qytetareve. Pergjegjesia jone eshte qe te organizohemi dhe te menaxhojme te gjitha resurset qe kemi resurset njerezore resurset ekonomike resurset financiare per ti vene ne sherbim te qytetarit te cdo familje cdo individi cdo komuniteti qe ndeshet me veshtiresi ne raport me motin dhe me fenomenet natyrore-tha ministri Nishani.

Gjate fjales se tij ne takim Ministri Nishani ritheksoi faktin se te gjitha ministrite e linjes po zbatojne tashme detyrat e percaktuara ne planin e veprimit te miratuar nga Komiteti Nderministror i Emergjences Civile.

Keshtu Ministria e Shendetesise ka vene ne dispozicion nje sasi te konsiderueshme medikamentesh dhe nje grup mjekesh specialiste te cilet ne cdo kohe kur te gjykohet e nevojshme nga shtabet e emergjences civile mund ti shkojne ne perforcim mjekeve te cilet sherbejne ne zona te vecanta. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura duke vene ne dispozicion se pari disa borepastruese te cilat do te mbajne te hapura akset nacionale dhe ato kryesore. Nderkohe regjimenti i Helikoptereve ne Farke i Forcave Ajrore eshte ne gatishmeri per te derguar ndihma te caktuara ushqimore ne ato fshatra familje dhe individe ne te cilet situata behet kritike dhe duhet nderhyre menjehere. Policia e Shtetit eshte duke zbatuar te gjitha detyrat e saj duke filluar se pari me garantimin e akseve rrugore per qarkullimin keshillimin e qytetareve por edhe nderhyrjen dhe bllokimin e rasteve qe nuk vleresohen me seriozitetin e duhur nga qytetaret. Po keshtu ne gatishmeri te plote per nderhyrjet e nevojshme per ndihme jane forcat e nderhyrjes se shpejte dhe forcat RENEA. Pakot me ndihma do te shperndahen nga Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave Materiale te Shtetit ne bashkepunim me autoritetet e qeverisjes vendore.
Duke theksuar rendesine e mirefunksionimit te nje zinxhiri te mirefillte komunikimi non stop per 24 ore qe nga kryeplaku i fshatit tek komuna prefektura qarku ne ministri dhe me radhe Ministri Nishani shprehu bindjen se me nje bashkepunim intensiv dhe te panderprere mes te gjithe faktoreve kjo situate e veshtire do te arrihet te kalohet me sukses duke normalizuar jeten e qytetareve ne zonat e perfshira nga debore dhe ngricat e kesaj periudhe.

-E rendesishme eshte se tashme ekzistojne te gjitha mekanizmat te gjitha kapacitetet eksperiencat pozitive dhe ajo qe eshte me e rendesishme ekziston gatishmeria dhe vullneti i plote i te gjithe pjesetareve te institucioneve kryetareve te komunave e bashkive prefekteve qarqeve etj per te perballuar me sukses kete situate-deklaroi ne takim Ministri Nishani.

Gjate dites se sotme edhe titullaret e ministrive te tjera te perfshira ne Komitetin Nderministror te Emergjences Civile kane inspektuar nga afer ne te gjitha qarqet problematike zbatimin e masave te planveprimit per perballimin e situates se shkaktuar nga reshjet e debores. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›