E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Kavajes miraton buxhetinnje keshilltar i PR voton pro

Duket se nuk e kane pasur te veshtire te djathtet ne Keshillin Bashkiak te Kavajes i cili sot miratoi buxhetin e vitit 2012. Pavaresisht se ishte menduar se vota e te djathteve do ta rrezonte buxhetin e kreut te Bashkise Elvis Rroshi.

Ka ndodhur ajo qe edhe vete keshilltaret e djathte te cilet jane ne maxhorance nuk e kane pritur. Ne fund te kater oreve debate dhe diskutime sesi do te ndahen parate e qytetareve te Kavajes nje nga keshilltaret e Partise Republikane e ka dhene voten ne favor te propozimeve qe ka bere kreu i bashkise se kavajes. 12 keshilltaret e tjere te djathte kane mbetur disi te habitur brenda ne salle kur pro buxhetit te bashkise se kavajes jane ngritur 13 duar nderkohe ata kane qendruar ne salle duke pare skenen.

Nderkohe qe pas zgjedhjeve te 8 majit te vitit te kaluar eshte e vertete qe per here te pare u zgjodh nje kandidat qe i perket te majtes por maxhorancen ne keshillin bashkiak e kishte e djathta. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›