Masat në Parlament, Samaras: Zgjidhni votën ose kaosin
Paketa e masave të ashpra paraqitet sot në Parlamentin grek, për t’u votuar me procedurë emergjente të mërkurën, ndërkohë që përpjekjet për kompromis midis partnerëve të qeverisë, do të vazhdojnë deri në momentin e fundit.
Pavarësisht thirrjes së Kryeministrit që deputetët e koalicionit të votojnë masat, kreu i DIMAR, Fotis Kouvelis përsëriti se qëndrojnë ende mosmarrëveshjet për çështjet e punës dhe paralajmëroi se deputetët e tij do të jenë të pranishëm por nuk do të votojnë, ndërsa kreu i PASOK, Evangelos Venizelos tha se nuk ka alternativë tjetër.
Për kryeministrin grek, kësti i ndihmës 31.5 mld euro është me rëndësi që ekonomia greke të qëndrojë gjallë, ndërkohë që një votë e mundshme kundër masave ka pasoja shkatërruese. Duke folur dje në grupin parlamentar Samaras tha se "problemi sot është se çfarë të ndodhë nëse nuk votohen masat” duke nënkuptuar se qeveria do të rrëzohet dhe vendi do t’i dorëzohet dhrahmisë. Nga ana tjetër argumentoi se votimi i masave do të krijojë kushtet për rimëkëmbjen e ekonomisë reale dhe siguroi se këto masa do të jenë të fundit.
Javë grevash dhe protestash
Ndërkohë që qeveria greke numëron “votat e shpëtimit”, qytetarët janë duke përgatitur reagime me greva dhe protesta që fillojnë sot dhe kulmojnë të mërkurën.
Sot gazetarët po zhvillojnë një grevë, ndërsa sindikata e sektorit publik (ADEDY) dhe konfederata e përgjithshme sindikale (GSEE), kanë shpallur grevë 48-orëshe nesër dhe pasnesër, 6 dhe 7 nëntor. Në grevë do të marrin pjesë punonjësit e sektorit publik dhe atij privat. Që nga e hëna, spitalet, poliklinikat dhe qendra e ndihmës së shpejtë, do të funksionojnë me personel sigurie, ndërsa të mërkurën gjithë farmacitë e vendit do të qëndrojnë të mbyllura. Gjatë ditëve të grevës janë planifikuar edhe tubime proteste në Athinë dhe në qytetet kryesore. Vala e reagimeve do të vazhdojë deri më 14 nëntor, ditë e një greve mbareuropiane.
Greva të përsëritura 24-orëshe do të ketë në metro, trenin elektrik dhe tramvajet që nga e hëna. Po ashtu, trenat e hekurudhave greke nuk do të lëvizin që nga orët e para të së martës, për shkak të pjesëmarrjes së punonjësve në grevën 48 orëshe, ndërsa edhe anijet nuk do të lëvizin nga portet të martën e të mërkurën.
Në grevë ditën e mërkurë do të jenë edhe taksitë, ndësa po të mërkurën, hapësira ajrore greke do të qëndrojë e mbyllur për tri orë, nga 10,00 deri 13, 00.