E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mashtrim kompjuterik, sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa janë sekuestruar në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”.

Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i Policisë së Tiranës, në drejtimin e SPAK.

Policia njoftoi sot se, në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›