E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: 15 marrëveshje për pensionet, po negociojmë me Greqinë që është më e vështira

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryeminisri Edi Rama deklaroi sot qeveria nuk ka ndenjur duarkryq, por ka bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë.

Gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama “jemi duke negociuar me qeverinë greke që është edhe marrëveshja më e vështirë”.

“Dy ishin marrëveshjet më të mëdha dhe të vështira Italia që e mbyllëm. Shikoni se ankoheni me Shqipërinë që vonohen gjërat, bëhen shumë më shpejt gjërat këtu se në vendet e Bashkimit Evropian. Italia sa kohë u bë që është firmosur marrëveshja ka shkuar në parlament e shkon e vjen në komisionet e parlamentit. Ka kaluar në leximin e parë dhe tani në leximin e dytë. Është një histori burokracie dhe procedurash që është historia e vendeve të zhvilluara. Kanë më shumë burokraci vendet e zhvilluara, nuk kanë më pak”, nënvizoi Rama.

Sidomos, vijoi Rama, me marrëveshjen e përbashkët me Italinë ne kemi garantuar që vitet punës të pensionistëve shqiptarë në Itali të njihen.

“Nuk mund të paguajë shtetit shqiptar ato vite pune që një shqiptar ka bërë në Itali dhe ka paguar shtetin italian atje. Por ama shtetit italian duhet t’ia paguajë se nuk e ka pasur skllav, por kontributor dhe nuk e ka pasur ilegal e ka pasur në sistem për sa kohë ai ka punuar dhe paguar sigurimet shoqërore. Këtë do bëjmë edhe me Greqinë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “mirë apo keq, shumë herë mirë nga njëherë keq, kjo qeveri dhe unë në krye të saj jemi këtu për të bërë një detyrë”.

“Unë jam këtu për të bërë një detyrë, ndjehem në një mision, nuk jam këtu për të dëgjuar gjithfarëlloj llafesh dhe nuk jam këtu për të gëlltitur gjithfarëlloj poshtërsish dhe gjithfarërlloj sulmesh ndaj meje, ndaj familjes, ndaj njerëzve me të cilët unë punoj sepse kam ndonjë axhendë tjetër apo sepse nuk di të bëj punë të tjera apo sepse jam në një mision”, tha Rama. /k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›