E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrim me AI, i marrin 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si biznesmeni i njohur

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

Krimi Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka goditur një skemë mashtrimi, përmes së cilës autorët dyshohet se i morën 100 mijë euro një 70-vjeçari, i cili kishte një pikë këmbimi valutor dhe kishte njohje me biznesmen të njohur të ndërtimeve.

Policia arrestoi 2 persona, Brian Serica, Skerdi Meta të përfshirë në këtë mashtrim.

Sipas hetimeve, autorët i kanë shkruar 70-vjeçarit duke përdorur emrin e biznesmenit dhe më pas kanë zhvilluar me të një videocall. Biseda ka zgjatur vetëm disa sekonda, por përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, në ekran është shfaqur fytyra e biznesmenit.

Duke besuar se po komunikonte me biznesmenin, 70-vjeçari është bindur se paratë po i kërkoheshin prej tij dhe ka dorëzuar shumën prej 100 mijë eurosh.

Vetëm disa orë më vonë, kambisti ka telefonuar numrin nga i cili kishte komunikuar, por autorët e kishin bllokuar. Ai kontaktoi më pas drejtpërdrejt me boznesmenin, i cili i tha se nuk kishte dijeni për kërkesën dhe transaksionin.

Pas kallëzimit, hetuesit e Krimit Ekonomik nisën verifikimet dhe, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, arritën të identifikojnë automjetin e përdorur nga autorët. Mjeti rezultoi i marrë me qira.

Në vijim të hetimeve, policia ka arritur të identifikojë edhe personat e dyshuar për mashtrimin, të cilët rezultojnë nga Elbasani.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›