Grabitet me dhunë arka e marketit në Durrës, policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

Një grabitje me dhunë është shënuar mesditën e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:00, një person ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Bëhet fjalë për shtetasin F. S., rreth 26 vjeç, për kapjen e të cilit policia vijon kontrollet në zonë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.