E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrim me borxhet, një pronar i rremë kompanie përlan 70 milionë lekë në Tiranë

Arrestohet në Tiranë Fatjon Podri i dyshuar për mashtrim të disa subjekteve tregtare

Tiranë, 20 Korrik 2010 NOA Mashtrimi i disa kompanive tregtare ishte kthyer në profesion i parë për një 28-vjeçar i cili ka arritur të përlajë jo pak por plot 70 milionë lekë të rinj, por denoncime të reja pritet të mbërrijnë në policinë e Tiranës.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, konfirmuan për agjencinë NOA se u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i Fatjon Shpëtim Podri, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndaj Podrit, nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar janë depozituar disa kallëzime penale nga disa shtetas të dëmtuar.

Nga hetimi doli se Fatjon Podri mashtronte duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private mashtronte tregtarë të subjekteve të ndryshme në Tiranë (si kampistë, zyra exchange, etj.) duke i mashtruar në kohë e vende të ndryshme, me synim posedimin e një shume të konsiderueshme parash, e cila deri më tani shkon në përfitimin e 70 milionë lekëve.

Fillimisht, Podri u merrte para borxh tregtarëve të ndryshëm, duke iu premtuar dhe interesin e parave të marra borxh. Në huatë e para të marra, ai është treguar korrekt në kthimin e parave së bashku me interesin.

Por kjo histori ka vazhduar pas hedhjes së grepave, me mashtrime pa hesap. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se Podri këtë aktivitetet të paligjshëm e ka ushtruar për afro një vit e gjysmë, duke përfituar më anë të mashtrimit shumën e parave e cila deri më tani shkon në 70 milionë lekësh, - i konfirmoi zyrtarisht agjencisë NOA, Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Aktualisht, nga strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Kryeqytetit po punojnë mbi evidentimin e të tjerë qytetarëve dhe tregtarëve të tjerë të dëmtuar dhe mashtruar nga ky shtetas, ndërkohë që i fton ato të paraqiten për të depozituar kallëzimin e tyre në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Sakaq, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Podrit, do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Mashtrimit.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Anonymous |20/07/2010 17:53:22 po sna mjaftuan zhadet e '97 neve????mos jepni para borxh me interes personave
qe s'garantojne agje me ligj! Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27120-mashtrim-me-borxhet-nje-pronar-i-rreme-kompanie-perlan-70-milione-leke-ne-tirane';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›