E Diel, 1 Nëntor 2026

U merrte para borxh qytetarëve dhe nuk ua kthente, arrestohet mashtruesi

Tiranë, 20 korrik, NOA I veshur me petkun e një kompanie private, arriti të mashtrojë biznese dhe tregtarë të ndryshëm, duke përfituar plot 70 milion lekë.

Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Fatjon Shpëtim Podri, i cili u arrestua në flagrancë në orët e vona të së hënës.

Policia e Tiranës, bën të ditur se ndaj Fatjon Podri, janë depozituar disa kallzime penale nga disa shtetas të dëmtuar, pasi dyshohet se 28 vjeçari Fatjon Podri mashtronte duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private.

Ai ka mbërritur të mashtrojë tregtarë të subjekteve të ndryshme në Tiranë (si kambistë, Exchange).

Gjatë këtyre mashtrimeve të konsumuara në periudha të ndryshme, për përfitim parash, Fatjon Podri, thekson policia, kish mundur të bëntë mbi vete një shumë të konsiderueshme, që deri tani kur ai u kap në flagrancë, shkon në 70 milion lekë.

Sipas policisë, Fatjon Podri u merrte para borxh tregtarëve të ndryshëm, duke iu premtuar dhe interesin e parave të marra borxh, ku fillimisht është treguar korrekt në kthimin e parave bashkë me interesin, me qëllim që ti mashtronte më pas.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se 28 vjeçari Podri e ka ushtruar këtë aktivitet të paligjshëm, përreth 1 vit e gjysmë, duke përfituar dorazi shumën e parave të lartpërmendur, prej 70 milion lekësh.

Aktualisht, oficerët e krimit ekonomik në policinë e Tiranës, po punojnë mbi evidentimin e qytetarëve dhe tregtarëve të tjerë të dëmtuar dhe mashtruar nga Fatjon Podri, ndërsa i fton ata të paraqiten për të depozituar kallzimin e tyre në mjediset e policisë së Tiranës.

Dosja penale e Fatjon Podrit mbi akuzën e mashtrimit i ka kaluar tanimë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›