E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi, mori 6 mijë euro për të nxjerrë një vizë greke

Korçë, 16 prill, NOA I mori një fshatari shumën prej 6.000 euro, me premtimin për ti nxjerrë një vizë për në shtetin grek, por ka rënë në prangat e policisë pasi e ka mashtruar atë.

Bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim, 32-vjeçarin Andrea Çollaku, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i cili kishte mashtruar një fshatar nga Qafëzezi i Kolonjës.

Ndërkaq, u vendos që ky person të ndiqet në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme për veprën penale Mashtrim, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›