Mashtrimi publik dhe dezinformimi për pajisjet e identifikimit, PEI nuk kushtoi 23 milionë euro! KQZ zbardh të vërtetën
19.975.774,23USD pa TVSH dhe nuk ka pasur asnjë kontestim. Nga vlera e mësipërme e kontratës, blerja e pajisjeve ka kushtuar vetëm
11.851.320 USD. Një pajisje e identifikimit elektronik së bashku me aksesorët kushton
2.140 USD.Në total janë blerë
5.538 copë.Pjesa tjetër e tenderit nuk ka lidhje me pajisjet, por ka të bëjë me furnizimin me hardware dhe software; instalimin dhe testimin e pajisjeve, koordinimin e dërgesës, shpërndarjen e pajisjeve në terren dhe tërheqjen përfundimtare; trajnime, ngritjen dhe operimin e një qendre thirrjesh në Tiranë, e kombinuar me mbështetje teknike në terren; Menaxhimin e projektit dhe shërbime të tjera të lidhura me të.
Kontrata e KQZ me SMARTMATIC by Newsbomb Albania on Scribd
"Përqindja e pajisjeve që rezultonin që kishin transmetuar ka qenë diku te 85%. Pjesa e mbetur, bëhet fjalë për pajisje që duhet t'i kategorizojmë në dy problematika. E para, në këtë 15% bëhet fjalë për pajisje që kanë funksionuar por që nuk kanë transmetuar dhe për shkak të mos-transmetimit është krijuar përceptimi që nuk kanë funksionuar.
Nga të dhënat paraprake që kemi, rezulton që identifikimi është filluar me këto pajisje dhe ka përfunduar me to. Dhe një pjesë tjetër kanë qenë qendra votimi të cilat dihen që pajisja nuk do përdorej sepse dihej që kishte mungesë operatorësh. Nuk u arrit të mbulohej me operatorë",thotë nënkomisionerja Lealba Pelinku. Ndërkohë, e pyetur për akuzat se mosfunksionimi i pajisjeve të identifikimit në dy orët e para të procesit ka ndikuar në uljen e numrit të votuesve, nënkomisionerja thekson se për këtë nuk ka një matës por, sipas saj, një shtetas që ka vendosur të ushtrojë të drejtën e tij mund të ketë pritur ose është rikthyer më vonë. Megjithatë, problemet e mundshme të këtyre pajisjeve janë parashikuar në ligj dhe orari i caktuar për zëvendësimin apo riparimin e tyre, gjithashtu.
"Problemet me mosfunksionimin e pajisjes janë probleme që janë parashikuar nga KQZ me aktet e tij. Është marrë parasysh edhe mundësia që një pajisje, qoftë në fillim apo qoftë gjatë ditës së zgjedhjeve të shfaqë problematika. Për këtë arsye është parashikuar një orar i caktuar brenda të cilit duhet t'i jepet mundësia të riparohet ose të zëvendësohet",vijon Lealba Pelinku.
//Nga ILIR XHAFAJ
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
