E Diel, 1 Nëntor 2026

Me kokainë dhe 35 mijë euro cash në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Me kokainë dhe 35 mijë euro cash në makinë, arrestohen dy

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Siçili pasi në makinën e tyre u gjetën gjysmë kilogrami kokainë dhe rreth 35 mijë euro cash. Karabinierët italianë i kanë bërë shenjë të ndalonte një makinë tip “Citroen DS 4”, por shoferi nuk është ndalur.

Dy shqiptarët që ndodheshin në të kanë ndryshuar drejtim dhe pasi e kishin kuptuar se po ndiqeshin nga policia. Emrat e tyre nuk bëhen me dije, por tashmë të dy janë ndaluar dhe arrestuar.

Njëri 35-vjeç banues në Grosseto dhe tjetri 38-vjeç banues në Romë. Gjatë kontrollit të makinës së tyre nga karabinierët, u gjet gjysmë kilogrami kokainë e mbështjellë në një qese dhe rreth 35 mijë euro cash.

Policia sekuestroi gjithashtu dhe portofolët e shqiptarëve me 785 euro brenda si dhe katër celularë, të cilët do të analizohen nga specialistët. Gjykata e Apelit në Siçili ka dhënë për ta "arrest shtëpie", të cilin dyshja po e kryen në Pulia ku kanë dhe vendbanimin.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›