E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi 24 vjeçaren dhe i mori 550,000 lekë dhe kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, arrestuan Fation Xhezairi, 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

Sipas hetimeve, më 9 shkurt 2026, ai i mori 550,000 lekë një shtetaseje 24-vjeçare nga Kruja, nëpërmjet mashtrimit, dhe më 24 shkurt aplikoi dhe mori kredi në emër të saj në një institucion financiar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›