E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mashtroi duke u paraqitur si zyrtar i bashkisë, në pranga 26-vjeçari

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, pasi dyshohet se kanë përfituar një shumë parash nga një biznesmen, duke komunikuar me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç”, njofton Policia.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

“Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›