E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi një shtetas italian, arrestohet koordinatori i grevës Asllan Patrioti

Tiranë- Asllan Patrioti, njëri prej koordinatorëve të grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.

Arrestimi i tij është kryer gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa mësohet se ai ka mashtruar një shtetas italian duke i marrë atij 700 euro.

Nëpërmjet një deklarate për mediat policia sqaron se në muajin qershor shtetasi italian me inicialet M.N, ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij personal, i cili pas pak ditësh është gjetur nga strukturat e policisë së komisariatit nr.4 dhe i është kthyer pronarit.

Prej kësaj kohe ai është vënë nën presion nga shtetasi shqiptar, Asllan Patrioti, pasi ai pretendonte se kishte ndihmuar në gjetjen e automjetit dhe kërkonte dëmshpërblim.

Sipas policisë atij i është gjetur shuma e eurove që kërkonte të cilat sëbashku me provat filmike i janë dërguar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›