E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi shtetasin italian, gjykata lë në burg koordinatorin Asllan Patrioti

Tiranë- Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Asllan Patriotin, duke pranuar kështu edhë kërkesën e prokurosisë.

Koordinatori i grevës së urisë, Patritoi do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimin ndaj tij.

Tre ditë më parë Asllan Patrioti, njëri prej koordinatorëve të grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.

Arrestimi i tij është kryer gjatë mbrëmjes të së enjtes ndërsa mësohet se ai ka mashtruar një shtetas italian duke i marrë atij 700 euro.

Nëpërmjet një deklarate për mediat policia sqaron se në muajin qershor shtetasi italian me inicialet M.N, ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij personal, i cili pas pak ditësh është gjetur nga strukturat e policisë së komisariatit nr.4 dhe i është kthyer pronarit.

Prej kësaj kohe ai është vënë nën presion nga shtetasi shqiptar, Asllan Patrioti, pasi ai pretendonte se kishte ndihmuar në gjetjen e automjetit dhe kërkonte dëmshpërblim. Sipas policisë atij i është gjetur shuma e eurove që kërkonte të cilat sëbashku me provat filmike i janë dërguar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

Sakaq po sot koordinatori tjetër i grevës së urisë, Skënder Tufa kërkoi ndryshimin e gjyqtares Arjana Caci, e cila   shpalli pak ditë më parë të paligjshme grevën e urisë.

“Gjykatësja Caci ka konflikt interesi për të gjykimin e kësaj çështje, pasi ajo është një nga personat e cila ka shpallur grevën e ish- të burgosurve politikë si të paligjshme”,-tha Tufa.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›