E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacionet anti-drogë në Gjirokastër, Arvizu takime me drejtues të policisë

Ambasadori i SHBA-së i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka udhëtuar sot drejt Gjirokastrës , ku ka realizuar një takim me drejtorin e qarkut të policisë së Gjirokastrës dhe shefin e policisë së kufirit.
 

Gjatë kësaj vizite Ambasadori amerikan ka parë nga afër lëndën narkotike të sekuestruar në 24 orët e fundit në jugun e vendit, ku ka përgëzuar drejtuesit dhe efektivët e policisë për operacionet e sukseshme anti-drogë, ndërsa ka garantuar mbështjetjen e Ambasadës amerikane në luftën kundër lëndëve narkotike.
 

Ndërkaq Arvizu u ka bërë me dije krerëve të policisë së Gjirokastrës se sapo të kthehet në kryeqytet do të ketë një takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zotin. Hysni Burgaj.
 

Një ditë më parë Policia e Gjirokastrës realizoi 5 operacione anti-drogë, përmes të cilave janë sekuestruar 3.7 ton canabis, 5 automjete që transportonin drogën, ndërsa janë vënë në pranga 7 persona si posedues të lëndës narkotike.
 

Rasti më i bujshëm, ishte ndalimi i autobotit mbrëmjen e së premtes në Kakavijë, në të cilin u sekuestruan 3.3 ton canabis. Lidhur me këtë rast efektivët kanë arrestuar drejtuesin e autobotit, shtetasin Olsi Berhami, 31 vjeç.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›