Mashtron dy qytetarë duke u shitur pronat e... të tjerëve
Prishtinë, 10 prill NOA Tre qytetarë kanë rënë pre të mashtrimit nga një person i cili duke u shtirur si pronar apartamentesh ka arritur tu shesë klientëve të tij atë çka nuk ishte e tija. Ngjarja u denoncua nga një prej të dëmtuarve dhe më tej nga dy të tjerët në Prishtinë, në rrugën Bill Kllinton, ku edhe e zhvillonte aktivitetin e tij, i dyshuari.
Policia tha se autori, një shqiptar i Kosovës, kishte mashtruar dy qytetarët gjithashtu shqiptarë, duke u shitur tre banesa përkatësish në lagjen Mati 1 dhe në lagjen e Spitalit.
Policia tha se personi i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit është dërguar ne Qendrën për Mbajtje ne Prishtinë.
a.b/NOA