E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/drejtori i shkollës Lasgush Poradeci denoncon grabitje me dhunë

Prishtinë, 10 Prill NOA Zëvendësdrejtori i shkollës fillore Lasgush Poradeci në një lokalitet të Prishtinës, ka denoncuar në policinë lokale se ka ndodhur një grabitje e dhunshme, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muzeqinë, komuna Shtimë pranë kryeqytetit kosovar.

Zv/drejtori i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në këtë shkollë dhe kanë shkatërruar disa gjëra si dhe kanë vjedhur gjithë çkishin gjetur.

Nga inventarizimi i bërë rezultoi se ishin grabitur një DVD, një shtëpizë kompjuterike, tri kartela digjitale dhe një resiver, ku vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 175 euro. policia tha se ende nuk është vënë në gjurmë të autorëve të krimit por ka marrë dëshminë e zv/drejtorit të shkollës për të zbardhur identikitet e autorëve.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›