E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet pronari dhe administratori i call center-it

Pronari dhe administratori i një call center-i në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se hiqeshin si agjentë shitje dhe mashtronin shtetasi e huaj për të investuar në bursa fiktive. Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar “Fake Promise”, ndërsa 3 punonjëse të call center-it apo hetohen në gjendje të lirë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E.M, 25 vjeç,  administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin E.M., në rrugën e Dibrës.

Subjekti ishte i paregjistruar në organet kompetente dhe kishte punësuar si operatorë 3 vajza, të cilat së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking”.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›