Masivi shkëmbor bie mbi shtëpinë në Përmet, mbetet i bllokuar 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar pasi një masiv shkëmbor ka rënë nga mali mbi shtëpinë e tij. Shkëmbi ka rënë mbi banesën e të riut dhe i ka zënë këmbët duke e lënë të bllokuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çarçovë të Përmetit.
Forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e të riut.
/rtsh.al/