Policia e Shtetit aksion antidrogë në gjithë vendin, rreth 200 të arrestuar

Policia e Shtetit ka realizuar një operacion kombëtar antidrogë. Në fokus të këtij aksioni, i cili është vazhdim i operacionit “Tempulli”, ka qenë kryeqyteti.
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se në Tiranë janë lëshuar 89 masa sigurie, 67 prej tyre janë ekzekutuar dhe 22 të tjerë janë ende në kërkim, ndërsa në rang vendi janë arrestuar mbi 200 persona në total.
Policia ka sekuestruar 5 kg kokainë, 14 kg kanabis e 5 armë zjarri vetëm në Tiranë. Bëhet me dije se janë goditur disa grupe që shpërndajnë droga të forta e të lehta.
Operacioni antidrogë është zhvilluar në të gjithë vendin ku në Elbasan, sipas burimeve për RTSH, janë arrestuar 20 persona, ndërsa janë shoqëruar edhe të tjerë. Lëshimi i urdhër-arresteve ka ndodhur pas një hetimi 3 mujor i Prokurorisë Elbasanit.
Gjatë operacionit “Tempulli” edhe në Korçë janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.
Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”, neni 283/2. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.
Ky operacion është vijim i operacionit ‘Tempulli’ ku shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike.
Pritet që policia të dalë me një komunikim për mediat në lidhje me operacionin kombëtar antidrogë.
Operacioni në Elbasan
Vijon operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij. Një sërë arrestimesh dhe dhjetra të shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit. Burime bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar 20 persona, ndërsa janë shoqëruar edhe të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë Elbasanit në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhërarresteve për 20 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të proçedohen në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa tek te dyshuarit që merreshin me tregtimin dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Operacioni në Korçë
Një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, e nisur prej pasdites së djeshme dhe e finalizuar mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhërarresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”, neni 283/2. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.
/rtsh.al/