E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat e Operacionales “tmerrojnë” spitalin, Alizoti flet nga Trauma: Kanë rrahur fëmijë dhe vijnë këtu i ruajnë! Prindërit këtu janë të acaruar me ta

Deputeti i PD-së Tomorr Alizoti foli në një lidhje live për News24 nga Spitali i Traumës.

Alizoti së bashku me deputetin Bardh Spahia zbuluan se brenda në spital kishte një numër të lartë të forcave operacionale të maskuar dhe pa uniformë dhe numër.

Alizoti tha se ata po tmerrojnë spitalin, teksa po ruajën protestuesit e dhunuar prej atyre. Prindërit e fëmijëv të dhunuar nga policët janë të acaruar me forcat e policisë të maskuar brenda spitalit.

Alizoti: Është një prind këtu, që djalin ia kanë përplasur e ka në gjendje të rëndë. Është mbuhsur spitali plotë me maska. Pse duhej në një spital të vijnë njerëz t maskuar. Janë ata arsyeja që kanë vrarë njerëz. Nëse ata marrin pjesë në misione me rrezikshmëri të lartë nuk mund të vijnë në spital të tmerrojnë njerëzit. Janë shumë të acaruar njerëzit me policinë këtu. Policia ka dhunuar sot gjithë njerëzit për të mbajtur një njeri në pushtet. Policia nuk është e shtetit, por e partisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›