“Mobilizohuni në mosbindje civile”- Berisha paralajmëron Ramën: Njofto një minutë e më parë dorëheqjen
Nga selia blu kreu i PD Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës të japë sa më parë dorëheqjen si kryeministër i vendit.

Pas protestave të fuqishme zhvilluar edhe sot me përplasje të forta, Berisha pati dhe një apel për demokratët dhe qytetarët që të mobilizohen dhe të ndihmojnë të rinjtë në revoltën e tyre.
Berisha: Ndëshkimi do të jetë i madh. Njofto një minutë e më parë dorëheqjen. U bëj thirrje qytetarëve edhe si një akti përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt prindëror ndaj këtyre të rinjve edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën ligjin liritë të drejtat e shqiptarëve të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer por edhe si rruga më e drejtë e historisë.
U bëj thirrje demokratëve dhe mbarë qytetare të mobilizohen me potencialin e tyre për mosbindje civile. Është ndihma më e çmuar për studentë luftëtarët e lirisë. Këtij regjimi të urryer duhet ti dridhet toka në këmbë në çdo m2 të territorit të këtij vendi. Ndërsa për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është logu sheshi ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. Thirrja ime të gjithë në këmbë.