Shpëtohet kinezja që kishte mbetur 15 ditë në bunar

Një grua është gjetur e gjallë pasi ka mbetur e ngujuar në një bunarë për 15 ditë në Kinën qëndrore.
Mediat kineze kanë raportuar sot se zjarrëfikësit e kanë shpëtuar Si Qixiu, 38 vjeçare në zonën rurale të Henanit, të hënën.
Bashkëshorti i saj është cituar të ketë thënë se ajo ka mbijetuar duke pirë ujin e shiut dhe duke ngrënë misër që ajo e kishte me vete kur ka rënë në bunar më 1 shtator.
Raportohet se bunari i cili gjendet i fshehur nga gjethet e gjata të misrit, është një metër në diametër dhe katër metra i thellë, por muret e tij janë shumë të buta për t’u ngjitur.
Të afërmit e gruas në fjalë e kanë kërkuar atë për ditë të tëra, por nuk e kanë gjetur.
Fshatarët eventualisht i kanë dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë derisa kanë qenë duke e korrur misrin./Indeksonline/