E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat tentojne grabitjen e nje pike valutore ne Vlore

Një pikë këmbimi valutor u tentua të grabitej nga dy persona me maska e armë pranë Xhamisë në qendër të Vlorës. Autoret zbriten nga një makinë tip Fiat Uno, të cilin e kishin vjedhur më parë dhe të armatosur janë drejtuar për tek Ex-change. Por ka qene nderhyrja e menjehereshme e policise ajo qe beri autoret te largoheshin me shpejtesi, pa mundur të grabisin asgjë.
Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre, dy autorët, të paidentifikuar, kanë ndaluar makinën dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi të, me qëllim që ta shpërthenin e digjnin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›