E Hënë, 2 Nëntor 2026

Maskoheshin si irakianë-SHBA sanksione ndaj rrjetit që kontrabandonte naftë iraniane

SHBA-të kanë vendosur sanksione kundër një rrjeti që kontrabandon naftën iraniane të maskuar si naftë irakiane, dhe kundër një institucioni financiar të kontrolluar nga Hezbollahu.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, një rrjet kompanish të drejtuara nga Salim Ahmed Said, një irakiano-britanik ka blerë dhe ka transportuar naftë iraniane me vlerë miliarda dollarë të maskuar ose e përzier me naftë irakiane që të paktën nga viti 202.

“Thesari do të vazhdojë të godasë burimet e të ardhurave të Teheranit dhe të intensifikojë presionin ekonomik për të prishur aksesin e regjimit në burimet financiare që ushqejnë aktivitetet e tij destabilizuese”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent.

SHBA-të kanë vendosur një valë sanksionesh mbi eksportet e naftës së Iranit për shkak të programit të tij bërthamor dhe financimit të grupeve terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme.

Në fund të vitit të kaluar  Reuters raportoi se një rrjet kontrabande nafte që gjeneron të paktën 1 miliard dollarë në vit për Iranin dhe përfaqësuesit e tij ka lulëzuar në Irak që nga viti 2022.

Sanksionet e së enjtes erdhën pasi SHBA-të kryen sulme më 22 qershor në tre lokacione bërthamore iraniane, përfshirë uzinën e pasurimit Fordoë.

Pentagoni tha të mërkurën se sulmet kishin degraduar programin bërthamor të Iranit deri në dy vjet, pavarësisht një vlerësimi fillestar shumë më të kujdesshëm që kishte rrjedhur në publik.

SHBA-të dhe Irani pritet të zhvillojnë bisedime rreth programit të tij bërthamor javën e ardhshme në Oslo, raportoi Axios.

“Kompanitë dhe anijet e Said përziejnë naftën iraniane me naftën irakiane, e cila më pas u shitet blerësve perëndimorë nëpërmjet Irakut ose Emirateve të Bashkuara Arabe si naftë thjesht irakiane duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për të shmangur sanksionet”, shpjegoi më tej Departamenti i Thesarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›