![]()
![]()
- Felipe Massa është shpallur fitues i Cmimit të madh të Spanjës, garës së katërt të Kampionatit botëror në formula 1, që është zhvilluar në shtegun e Barcelonës. Vozitësi i Ferarrit deri të fitorja e katërt në karrierë dhe e dyta këtë sezon, ka ardhur duke udhëhequr që nga starti e deri të finishi i garës.
Në vendin e dytë është plasuar britaniku, Lewis Hamilton (McLaren), ndërsa në vendin e tretë spanjolli Fernando Alonso (McLaren-Mercedes). Pikë nga kjo garë kanë fituar edhe Robert Kubica (BMW-Sauber), David Coulthard (Red Bull), Nico Rosberg (Williams), Heikki Kovalainen (Renault) dhe Takuma Sato (Super Aguri).
Në renditjen e përgjithshme udhëheq Hamilton më 30 pikë, i pasuar nga Alonso - 28, Massa - 27, dhe finlandezi Kimi Raikkonen, i cili hoqi dorë nga kjo garë, por që në renditjen e përgjithshme pozicionohet në vendin e katërt, më 22 pikë.
Garën në Barcelonë e ka ndjekur një numër rekord i shikuesve, më saktësisht 140.000 vetë.
Caste nga gara ne Spanje dhe pressconferenca