E Shtunë, 31 Tetor 2026

Master clas për sëmundjen e hipertensionit.

Në një master clas, që ka filluar me prezantimin e tij në Sheraton, mernin pjesë Ministria e Shëndetësisë Anila Godo, drejtuesi i konferencës mjeku Muihal Tase dhe përfaqësues të tjerë të mjekësis, përfaqësisë diplomaike . Hipertensioni, që paraqotet si një sëmundje e cila zhvillohet dhe shfaqet në moshat mbi 18 vjec, është një sfidë e madhe e cila duhet patur parasysh. Që të mbarosh një shkollë të lartë dhe të pretendosh se je një mjek ky është fundi i profesionalizmit dhe në këtë kuadër zhvillohet ky master clas.Në këtë organizim , me të cilin janë sensibilizuar të gjitha instancat qeveritare, diplomatike si dhe një rrjet I gjer mjekësh në të gjithë vendin, Ministria Godo shprehu gadishmërinë e saj në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve mbi sëmundjen e hipertensionit. Ajo cka është më e rëndësishme, është dalja në një përfundim dhe nxjerrja e detyrave, të cilat ministia Godo i pret për të filluar mënjëherë realizimin e tyre.Për një shëndet të plotë dhe një ruajtje të konsiderushme nga hipertensioni, duhet të merren masa pa shfaqjen e tij. Një jetë aktive, ushqimimi I mirë dhe një kujdes I lartë shëndetësor, do të shmangte vdekshmërinë shkaktuar nga hipertensioni. Në rastin më të mirë duhet të ndiqen këshillat që vijnë nga specialistët në rrugë natyrale, në rast të kundërt i vetmi shpëtim mbeten medikamentet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›